Agim Veliu ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish nënkryetari i LDK-së është zgjedhur për herë të parë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai është parë i ulur në ulësen e tij, duke lexuar lajmet që janë shkruar për të.
Veliu është ‘zënë’ nga kamerat duke lexuar lajmin në të cilin shkruhet se si ai mbeti me vetëm një post e që është ai i deputetit të Kosovës.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit ai arriti t’i marrë mbi 11 mijë vota.
