Pas betimit të 114 deputetëve të rinj, zgjedhjes së Galuk Konjufcës kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve, Kuvendi pritet të mblidhet sërish sot për të votuar qeverinë e re.
Kështu tha deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila: Do të mblidhemi në një seancë të re për të votuar Qeverinë
“Besoj që po , shanset janë që sot të mblidhemi prapë në një seancë të re dhe të votojmë edhe Qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, tha ajo.
E pyetur se a do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, Kusari-Lila tha se do mbetët vetëm deputet e Kuvendit të Kosovës.
Kusari-Lila: Nuk do të jem pjesë e kabinetit qeveritar
“Jam deklaruar që jo dhe do të mbetem deputetet e Kuvendit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.