Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LVV, Tinka Kurti, ka treguar pse sot deputetet u veshën bardhë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ku edhe publikoi disa fotografi, thotë se, kjo veshje e grave deputete shpreh gatishmërinë e tyre për barazi.
“Bardhë për rëndësinë historike që ka kjo ngjyrë veshjesh për gratë krah për krah”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Të gjitha bardhë. Për shprehjen e gatishmërisë tonë për barazi.
Bardhë për rëndësinë historike që ka kjo ngjyrë veshjesh për gratë krah për krah.
Sot në Kuvend 40%, për barazi kudo.