LAJMI I FUNDIT! Konjufca kërkon nga VV-ja propozimin e mandatarit për kryeministër

Aktuale

LAJMI I FUNDIT! Konjufca kërkon nga VV-ja propozimin e mandatarit për kryeministër

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:03
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjufca, duke u mbështetur në nenet  84 (14) dhe 95 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Ai ka thënë se VV-ja ka të drejtën e formimit të institucioneve.

Letra e Konjufcës:

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat