Kraki tregon çka do të ndodhë nga sot me Kosovën, befason me fjalët për opozitën

Aktuale

Kraki tregon çka do të ndodhë nga sot me Kosovën, befason me fjalët për opozitën

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:13
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se nga sot Kosova u bë me legjislaturën më dinamike dhe më legjitime të pasluftës.

Ai ka thënë se Glauk Konjufca, Albin Kurti dhe pak më vonë edhe Vjosa Osmani, do të gjenden në postet dhe përgjegjësitë për të cilat, sipas tij, i zgjodhi populli, përcjell Bota sot.

Kraki ka uruar edhe partitë opozitare për sjellje demokratike dhe konstruktive gjatë seancës së sotme konstituive.

Ai ka shtuar se Kuvendi është me fat që do drejtohet nga Konjufca.

Reagimi i plotë i Krakit:

Kuvend legjitim, deputetë legjitimë, qeveri legjitime...

Nga sot Kosova bëhet me legjislaturën më dinamike dhe më legjitime të pasluftës.

Bashkë me të, edhe postet kryesore të qeverisjes dhe menaxhimit të fatit tonë do mbahen nga persona dinamikë dhe legjitimë. Dinamikë nga vullneti dhe legjitimë nga vota e lirë.

Glauk Konjufca, Albin Kurti dhe pak më vonë edhe Vjosa Osmani do gjenden në postet dhe përgjegjësitë për të cilat populli i zgjodhi. Kurrë Kosova s’ka pas në krye të institucioneve kaq koherencë dhe kaq legjitimitet në mes tri posteve kryesore.

Prandaj, pavarësisht ndasive dhe ideve politike, sot të gjithë deputetët e Kuvendit duhet të mbështeten dhe, i gjithë opinioni publik duhet t’i urojë fat kësaj legjislature, kësaj qeverie dhe këtij pushteti, më në fund përfaqësues i drejtë i interesit të përgjithshëm.

Duhet t’i urojmë edhe partitë opozitare për sjellje demokratike dhe konstruktive në këtë kohë kur demokracia lëndohet e cenohet edhe në Evropën e vjetër.

Sot në Kuvend ulen shumë miq e përpjekës nga të gjitha partitë. Secilit i uroj fat e punë të mbarë dhe u them që unë dhe i gjithë populli presim shumë nga ta. Presim dinjitet e guxim në mbrojtjen e Kosovës.

Urime të gjithëve!

Kuvendi është me fat që do drejtohet nga Glauku e Kosova është me fat që do përfaqësohet nga ju të giithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat