Lladrovci uron Konjufcën, por ka një dilemë për qeverinë e re

Aktuale

Lladrovci uron Konjufcën, por ka një dilemë për qeverinë e re

Nga: A.SH Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:21
Glauk Konjufca

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Glauk Konjufcën pasi u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ai plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

“Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi në Facebook:

Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij.

Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë.

Mendoj se Qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi z. Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë.

Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar Qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat