Tahiri i AAK-së: Refuzojmë të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Refuzojmë të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:32
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, përmes profilit të tij në facebook, ka reaguar pas konstituimit të legjislaturës së VIII-të si dhe dhënies së betimit si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin”, është shprehur Tahiri.

Tutje, Tahiri ka thënë se fituesit e zgjedhjeve kanë zgjedhur të veprojnë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit dhe bashkëpunimit.

Tahiri ka thënë se AAK e pranon fituesin por refuzon të bëhet pjesë një kulture politike arbitrare.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e Tetë (VIII), të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin.

E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat