Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast, ai e ka marrë edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së preisdentit të vendit. Menjëherë ka ndryshuar edhe web-faqja e Presidencës në internet.
Në web-faqen “president-ksgov.net“, është shënuar emri i Glauk Konjufcës, me titullin “U.D. President i Republikës së Kosovës”.
Konjufca, menjëherë pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit, u prit nga Osmani, e cila ia dorëzoi detyrën e re, dhe me të, edhe kompetencat e ushtruesit të detyrës së presidentit.
Me këtë rast, Osmani e ka quajtur Konjufcën deputet shembullor, teksa ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet jetë shtëpi e qytetarëve.