Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ua ka plotësuar kushtin deputetëve turq. Ai e ka plotësuar kërkesën e tyre për një ministri.
Kryetari i Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damkës e ka konfirmuar se do të udhëheqin me një ministri, por nuk ka treguar se cilën. Mirëpo, media merr vesh se ata mund të marrin Ministrinë e Pushtetit Lokal ose atë të Zhvillimit Rajonal.
“Mund ta konfirmojë se do ta kemi një ministri, por ende nuk e dimë se cilin dikaster do ta udhëheqim”, ka thënë Damka.
Damka pak orë më parë e ka konfirmuar votën e tij dhe të deputetit, Fidan Jilta sotën e tij ‘pro” Qeverisë Kurti.
Kërkesën për një ministri Damka, e kishte bërë ditë më parë, si kusht për ta votuar Qeverinë.
“Ende nuk jemi marrë vesh. Gjatë ditës do të votohet Qeveria. Nuk mund të them pa folur me kryeministrin por po Qeveria do të ketë dy votat tona”, tha Damka.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia që e udhëheqë Damka, mori gati 6 mijë e 500 vota duke dalë partia e parë e komunitetit turk që jeton në Kosovë.
‘‘Ne gjithmonë e kemi pasur një ministër në Qeveri dhe presim ta kemi përsëri një ministër. Nuk do të hyjmë në koalicion nëse nuk do ta kemi një ministër në Qeveri’’, pati thënë Damka.
Ai kishte kërkuar që krahas postit të ministrit presin të përfaqësohen edhe në nivele të tjera qeveritare.
Kujtojmë se që nga 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, turqit janë përfaqësuar vazhdimisht me nga një ministër në qeveritë e vendit.
Edhe në Qeverinë e Hotit pjesë e kabinetit nga KDTP ishte Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal.
Ndryshe, sot është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Me 69 pro, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Kjo i ka hapur rrugë krijimit të Qeverisë.
Votimi i Qeverisës Kurti 2 pritet të bëhet sot në ora 16:00. Me votat e dy deputetëve turq, Lëvizjes Vetëvendosje i konfirmohen 65 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që janë deklaruar ta mbështesin partinë e Kurtit për ta krijuar Qeverinë e re.