​LVV i mbledh nënshkrimet, seanca për votimin e Qeverisë Kurti në ora 17:00

Aktuale

​LVV i mbledh nënshkrimet, seanca për votimin e Qeverisë Kurti në ora 17:00

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:21
Kuvendi i Kosovës

Pas konstituimit të Kuvendit, do të formohet edhe Qeveria e re e Kosovës.

Lëvizje Vetëvendosje përmes nënshkrimeve i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti.

Seanca është kërkuar të thirret në ora 17:00.

Në këtë kërkesë thuhet se LVV-ja kërkon thirrjen e kësaj seance, “duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat