I nominuari për kryeministër Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Kuvend pak para se të votohet ekzekutivi ka thënë se qeveria e tij do ta ketë prioritet numër një pandeminë COVID-19.
Ai ka deklaruar se së bashku me ministrin e Shëndetësisë do ta analizojnë mirë situatën epidemiologjike dhe do të punojnë për të siguruar sa më parë vaksinën.
Rikujtojmë se së fundi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19.
Madje gjatë 24 orëve të fundit u shënuan edhe 16 raste të vdekje nga ky virus.