I nominuari për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti, ka bërë prezantimin e kabinetit qeveritar.
Aty nuk u pa emri i Armend Mujës, një prej njerëzve më të votuar në listën e VV-së.
Muja ishte përmendur si emër i mundshëm për ministër të Arsimit, por në atë pozitë do të jetë Arbërie Nagavci.
Muja, ndërkaq, me shumë gjasë nuk do të ketë as pozitën e kryetarit të Grupit Parlamentar, pasi për këtë pozitë po përflitet Mimoza Kusari.
Sidoqoftë, ministër nga Mitrovica u bë Faton Peci, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë.