Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar ministrat e kabinetit të tij qeveritar.
E pjesë e kabinetit të Kurtit do të jetë edhe deputetja e zgjedhur nga lista e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla.
Madje Gërvalla nuk do të mbajë vetëm një post, por do të ketë dy poste në kabinetin e Kurtit.
Përveç si Ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të jetë edhe Zëvendëskryeministre e dytë e Albin Kurtit, shkruan “Bota sot”.