Tri ministri të Qeverisë Kurti 2 pritet të drejtohen nga komunitetet në Kosovë, njërën prej të cilave do ta udhëheqë Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Kandidati për kryeministër nga partia fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar, pjesë e të cilit do të jenë propozoi të jenë dy ministra nga komunitetet pakicë, dhe një nga lista serbe.
Kurti propozoi Emilija Rexhepin zëvendëskryeministre e tretë për Pakica dhe të Drejtat e Njeriut, ndërkaq për ministrinë e Pushtetit Lokal propozoi Elbert Krasniqin.
Kurse nga Lista Serbe, është propozuar që të drejtohet ministria për Komunitete dhe Kthim, saktësisht nga Goran Rakiç.