​Besnik Tahiri: VV dhe Kurti po shpalosin qasje autoritare dhe tentim të dominimit

Aktuale

​Besnik Tahiri: VV dhe Kurti po shpalosin qasje autoritare dhe tentim të dominimit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:42
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka adresuar një varg akuzash ndaj fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas deputetit Besnik Tahiri, Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari për kryeministër Albin Kurti po shpalos qasje autoritare dhe tentim të dominimit.

“Kjo seancë ka filluar me një rend jo demokratik. Kjo për neve nuk është befasi, pasi fituesi ka zgjedhur procedurën para përmbajtjes. Fituesi ka zgjedhur të veprojë shkurtazi dhe ndaras.

Dihet kjo qasje autoritare ku do ta çojë vendin”, tha ai në seancën në të cilën pritet të votohet Qeveria Kurti 2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat