Në qytetin e Pejës është zgjedhur kryetari i ri i degës së AAK-së.
E besimin për këtë post e ka marrë Arbër Grabovci.
Kjo gjë u konfirmua nga anëtari i kësaj partie, Ali Berisha. “Pas një procesi konkurrues të hapur dhe bazuar në norma statutare, sot Këshilli Drejtues i AAK-dega në Pejë, me mbështetje unanime ka zgjedhur kryetar të ri të degës së AAK-së në Pejë, z. Arbër Grabovcin. Urime Arbër, punë të mbarë e suksese!” shkroi ai.