Njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, ka komentuar fjalimet e para të tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
E, Mehmeti fjalë të mira ka për lideri e ri të LDK-së. Sipas Mehmetit, fjalimi i Abdixhikut ishte përmbajtesor dhe i matur.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nisi fjalimin e tij në Kuvend duke uruar kryetarin e ri të këtij institucioni, Glauk Konjufcën.
E më pas ai vazhdoi me disa “këshilla” ndaj kreut të LVV-së Albin Kurti dhe kabinetit të ri qeveritar.
“I nderuar kryetar i Kuvendit, fillimisht urime për zgjedhjen tuaj. Në qoftë se rendi kushtetues është respektuar në plotni, sot përmbyllet vullneti i njerëzve tanë. Është veprim i zakonshëm demokratik”, tha kryetari i LDK-së, deri sa shtoi se si opozitë e re “këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse respektojmë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju, e nesër bëhen me ne”.
Ja shkrimi i Mehmetit:
Refleksion për fjalimet në Kuvend
Fjalim i Lumirit: I matur, përmbajtjesor dhe premtues.
Fjalimi i Enverit: Tendencioz, irritues për ata që e dëgjojnë. Mungesë reflektimi për vetën dhe gabimet e tyre.
Fjalimi i Besnikut: Dëshpërim për gjendjen ku kanë arritur, fjalime të tilla vetëm sa e forcojnë qeverinë Kurti.