Albin Kurti kryeministër i Kosovës, reagon Gani Geci

Aktuale

Albin Kurti kryeministër i Kosovës, reagon Gani Geci

Nga: N. H Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:08
Gani Geci dhe Albin Kurti

Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.

Rreth një vit pasi u zgjodh për herë të parë kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur sot për herë të dytë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria Kurti 2 u votua me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

E, qeverinë e re të Kosovës, e ka uruar edhe anëtari i LDK-së, Gani Geci.

Ai ka thënë se pavarësisht mendimit kundër kësaj qeverie, i ka uruar suksese Qeverisë Kurti 2.

Ja shkrimi i tij:

Sido që të jetë nga sot Kosova ka një Qeveri të re me Albin Kurtin në krye të kësaj Qeveria

Unë si votues pavarësisht mendimit kundër kësaj Qeverie e uroj Albin Kurtin që sot u zgjodh Kryeministër i Republikës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat