Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që t'i mbajë fjalët.
"Urime Albin, mbaji fjalët!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Qeveria Kurti u zgjodh me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.