Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka uruar të gjithë për Qeverinë Kurti 2, përcjell “Bota sot”.
Abazi ka shkruar se bashkë e kanë bërë ndryshimin e madh.
Kurse, ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Shqipëri.
Ja shkrimi i tij:
Urime të gjithëve për Qeverinë Kurti 2. Bashkë e bëmë ndryshimin në Kosovë, bashkë ia kemi nisur edhe në Shqipëri.
Kujtojmw se Albin Kurti është përsëri kryeministër i Kosovës, një vit pasi ishte shkarkuar në kohë pandemie.
Me 67vota pro dhe 30 vota kundër, Kurti ka marrë besimin e popullit dhe të deputetëve për të qeverisur vendin.