Në seancën e mbajtur sot, është votuar pr formimin e qeverisë së re në krye me Albin Kurtin.
Shpejtim Bulliqi, ka uruar Kurtin duke thënë se po nisë një epokë e re në vendin tonë.
“Tash po instalohet një mentalitet i ri qeverisës që mbron interesat e shtetit dhe qytetarët e vendit tonë kanë të ardhme të ndritur”, ka shkruar Bulliqi.
Postimi në Facebook:
Me Albin Kurtin si Kryeministër i Republikës së Kosovës po fillon një epokë e re në vendin tonë. Qytetarët kanë shpresa të mëdha në qeverinë e re, përkundër sfidave të mëdha unë jam i bindur se me një prijës si Albini - qeveria e re do të ngadhnjejë para çdo vështirësie.
Tash po instalohet një mentalitet i ri qeverisës që mbron interesat e shtetit dhe qytetarët e vendit tonë kanë të ardhme të ndritur.
Urime Albin!
Urime aktivistëve të Lëvizjes!
Urime të dashur qytetarë!