Para pak minutave është votuar në Kuvendin e Kosovës Qeveria e re.
Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Menjëherë pas votimit, deputeti nga radhët e VV-së, Fitim Haziri ka thënë se tashmë Qeveria do të udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli.
“Qeveria tanimë udhëhiqet nga njeriu më i dashur nga populli. Urime për ditët e mira që po vijnë”, ka shkruar ai.
Me 67 vota për dhe 30 vota kundër, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës.