Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas formimit të Qeverisë Kurti 2.
Haxhiu falendëroi qytetarët për besimin e dhënë dhe përmendi sfidat të cilat e presin qeverinë e re.
“Qeverinë e re e presin sfida të mëdha por jam e bindur që me vullnet të pathyer, integritet moral, profesional e politik, do t'ja kthejmë të mbarën Kosovës dhe qytetarëve të vendit.
Mesazhi që qytetarët na kanë dhënë me 14 Shkurt është shumë i rëndësishëm dhe ai duhet të na përcjellë gjithnjë!”, shkroi Haxhiu në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sot, në ditën e konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë Kurti II edhe njëherë i falenderoj qytetarët për mbështetjen dhe besimin që na kanë dhënë.
Qeverinë e re e presin sfida të mëdha por jam e bindur që me vullnet të pathyer, integritet moral, profesional e politik, do t'ja kthejmë të mbarën Kosovës dhe qytetarëve të vendit.
Mesazhi që qytetarët na kanë dhënë me 14 Shkurt është shumë i rëndësishëm dhe ai duhet të na përcjellë gjithnjë!