Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar.
“Urime Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij.
Unë i uroj atyre sukses dhe shpresoj të punojnë së bashku për të forcuar partneritetin midis vendeve tona edhe më shumë”, shkruan ai në Twitter.
Qeveria Kurti 2 është votuar pro nga 67 deputetë, 30 kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim