Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me përbërjen e re qeverisëse, teksa ka veçuar emrat e Ministrit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Faton Pecit.
Haziri, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë paraprakisht se duhet t’iu jepet kohë 100 ditë qeverisëse që të gjykohet puna e Qeverisë Kurti, teksa ka theksuar emrat e dy ish-anëtarëve të LDK’së si figura premtuese.
“Shumica prej tyre nuk kanë mbërri me u dëshmu, nuk kanë kry detyra ekzekutive, nëse i vlerësojmë si deputet. Tash duhet me i pa se si i përkthejnë në ekzekutiv. Le t’iu japin pak hapësirë.
Ka emra premtues, në këtë qeveri i kam dy emra, z. Peci, si dhe z. Gërvalla, janë vokacion politik që unë i njoh, natyrisht pres shumë prej tyre”, ka thënë ai.