Biznesmeni i njohur, Rrahim Pacolli, ka uruar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin.
Postimi i tij i plotë:
Urime për kryeministrin e zgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin.
Kurti si një kryeministër me fuqi të plotë nga qytetarët e Kosovës, e ka shumë më të lehtë të bëjë ndryshime të duhura për vendin tonë.
Për qeverinë e re të Kosovës, punë të mbarë.
Kosova pret shumë nga kjo qeveri.
RrP