Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë besimin e 67 deputetëve të Kuvendit, ndërsa kundër kanë votuar 30 deputetë.
Pjesa tjetër e deputetëve nuk kanë marrë pjesë në votim.
Ndër deputetët që nuk morën pjesë në votimin e Qeverisë Kurti ishin edhe një pjesë e atyre të LDK-së.
Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Behgjet Pacolli, Agim Veliu, Driton Selmanaj e Vlora Dumoshi nuk kanë qenë fare të pranishëm në sallë kur është votuar Qeveria Kurti 2.
Mos prezenca e tyre në momentin e votimit dëshmohet me pamje filmike që janë transmetuar direkt me media.
Në momentin kur janë votuar nënkryetarët e Kuvendit vërehet prezenca e Agim Veliut, Driton Selmanajt dhe Vlora Dumoshit në sallë por që të njëjtit nuk ishin aty kur u votua qeveria.
12 deputetët e LDK-së prezentë në sallë kur u votua për nënkryetarët
Kujtojmë Besian Mustafa, Agim Veliu e Vlora Dumoshi kanë dhënë dorëheqje nga postet ministrore pak para seancës derisa, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj kanë vazhduar detyrat qeveritare edhe në momentin që është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit duke mos u betuar si deputet dhe duke mos marrë pjesë në seancë.
Momenti kur u votua Qeveria Kurti, në anën e majtë vërehet mungesa e gjashtë deputetëve të LDK-së
Në momentin e votimit të Qeverisë Kurti në Kuvend ishin të pranishëm 9 deputetë të LDK-së.