Albin Kurti ka disa fjalë, para se të marr detyrën nga Avdullah Hoti

Aktuale

Albin Kurti ka disa fjalë, para se të marr detyrën nga Avdullah Hoti

Nga: H.O. Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:57
Arkiv/ Avdullah Hoti, Albin Kurti

Albin Kurti dje është zgjedhur si Kryeministri i Kosovës, gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që duhet të mos dështojmë që bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

“Të përulur para detyrave që na presin. Ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës. Të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë. Dhe puna fillon tani”, shkruan kryeministri Kurti.

Ndryshe Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat