Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, sërish ka shfaqur paknaqësi ndaj udhëheqjes së re të LDK-së.
Ai thotë se tani LDK-ja ka vetëm kryetar, por jo edhe platformë të rimëkëmbjes së brendshme.
Rugova thotë se reforma pa plan është improvizim, ndërkaq nëse diku ka një plan dhe ai plan nuk i është prezantuar as Kuvendit dhe as anëtarësisë së gjerë atëherë partia më e vjetër në vend po trajtohet thuajse është një OJQ.
Postimi i tij:
Keni lexuar, dëgjuar apo parë ndokund ndonjë plan të Kryetarit dhe kryesisë së re se si do të rimëkëmbet LDK-ja? Reforma pa plan është improvizim, ndërkaq nëse diku ka një plan dhe ai plan nuk i është prezantuar as Kuvendit dhe as anëtarësisë së gjerë atëherë partia më e vjetër në vend po trajtohet thuajse është një OJQ. Mua kjo nuk më habit, sepse aksionerët dhe gjeneralët, që sot e kanë kapur kreun e partisë, kanë vendosur një maskotë për menaxher. Qofsha i gabuar, por LDK-ja vetëm në emër ka Kryetar.