Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar në lidhje me reagimet ndaj vazjës së Albin Kurtit.
Abrashi tha se Vetëvendosje për dallim nga deputetët e partive opozitare dhe pronto mafia, ka reaguar kudnër dhënies së terminaleve, tenderëve, punësimin pa kriter të fëmijëve të politikanëve.
“Vetëvendosje ka reaguar ndaj talljeve dhe ofendimeve të "princave" të lanësuara nga Maldivet, Dubai apo Rio de Janiero përderisa shumë fëmijë të qytetarëve protestonin kundër padrejtësive në Kosovë”, shkroi Abrashi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Vetëvendosje ka reaguar kundër dhënjes së terminaleve, tenderëve, punësimin pa kriter të fëmijëve të politikanëve. Vetëvendosje ka reaguar kundër rrahjes së zyrtarëve të shtetit nga fëmijët e kapove të Kuvendit dhe lirimin e tyre të menjëhershëm, me kusht, me pa u dënuar. Vetëvendosje ka reaguar ndaj talljeve dhe ofendimeve të "princave" të lanësuara nga Maldivet, Dubai apo Rio de Janiero përderisa shumë fëmijë të qytetarëve protestonin kundër padrejtësive në Kosovë.
Ky është dallimi që duhet pasur parasysh deputetët e dëshpëruar, Pronto mafia dhe avokati lojal i krimit që mbinë si kërpudhë sa herë që Albin Kurti vjen në pushtet.