Vdes një 21 vjeçare nga Covid-19 në QKUK

Aktuale

Vdes një 21 vjeçare nga Covid-19 në QKUK

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21 vjeçare si dhe tjetra 41 vjeçare si pasojë e infektimit me coronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas zëdhënëses e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

Ndërsa, 41 vjeçarja siç tha Qyqalla ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat