Skandali i policisë, diskriminoi analistën se kishte veshur fustan tejet të ngushtë dhe maicë me rripa

Aktuale

Skandali i policisë, diskriminoi analistën se kishte veshur fustan tejet të ngushtë dhe maicë me rripa

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:31
Luljeta Aliu

Avokati i Popullit ka vlerësuar se Policia e Kosovës e ka diskriminuar në bazë të gjinisë Luljeta Aliun kur ka refuzuar ta regjistroj denoncimin e saj për dhunë në familje për shkak të veshjes sipas tyre provokuese.

Avokati i Popullit refuzimin e regjistrimit të denoncimit të dhunës në familje për shkak të veshjes nga ana e policisë e ka cilësuar si paragjykim gjinor dhe diskriminim në bazë të gjinisë.

“Paragjykimi i grave nga burrat në bazë të veshjes së tyre, në këtë rast nga përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, e forcon pikërisht idenë e inferioritetit të grave ndaj burrave dhe idenë e superioritetit të burrave ndaj grave dhe cilësohet si diskriminim gjinor”, thuhet nga Avokati i Popullit.

Më tej Avokati i Popullit ka konstatuar se refuzimi i regjistrimit të denoncimit paraqet dështim të Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe efektive për të penguar dhunën në familje e për të evituar rrezikun që do të mund të sillte pasoja serioze për Luljeta Aliun.

NJOFTIM PËR MEDIA 22 mars 2021 ??????? ? ????????: ??????? ? ?????ë? ? ?? ???????????? ?ë ???ë ?ë ??????ë ??????? ?????...

Posted by Inject - Initiative for Justice and Equality on E martë, 23 Mars 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat