Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kryeministrin Albin Kurtin dhe presidentin në deyrë, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.
Jashari përmes një postimi në Facebook, thotë se, si kryetar i Skenderajt dhe anëtar i famljës Jashari i ka uruar të dytë për postet e tyre.
“Menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, luftimi i korrupsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështesim edhe ne si shoqëri”, shkruan Jashari.
Postimi i plotë:
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prita Presidentin në detyrë, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të cilët i shoqërova gjatë homazheve që bënë tek dëshmorët e familjes Jashari
Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i urova z. Konjufca e z. Kurti për zgjedhjen e tyre në udhëheqje të shtetit duke iu dëshiruar shëndet e punë të mbarë para shumë sfidave që kemi përpara.
Menaxhimi i pandemisë COVID-19, rimëkëmbja ekonomike, punësimi i të rinjve, luftimi i korrupsionit e nepotizmit, fuqizimi i rendit e ligjit dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar janë çështjet jetike për Qeverinë e re, për të cilat duhet t’i mbështesim edhe ne si shoqëri.
Urime!