Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se cili është qyteti i zemrës së tij.
Peja është ky qytet, ku pret të fitojë në zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë vit.
Ai sot ka pritur në takim Arbër Grabovcin, i cili është edhe kryetar i ri i degës së AAK-së në Pejë.
“Prita sot kryetarin e ri të degës së Aleancës në Pejë z. Arbër Grabovci.
Arbërit i urova suksese dhe i ofrova mbështetjen drejt fitores në qytetin tim të zemrës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.