Ministri i deritanishëm i Arsimit, Ramë Likaj i ka dorëzuar detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës Arbërie Nagavcit.
Lajmin e ka bërë të ditur Likaj, përmes një postimi në Facebook.
Likaj ka thënë se përpjekjet e tija për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdojë edhe më tutje.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë”, ka shkruar Likaj.
Postimi i plotë:
Me përgjegjësinë dhe konsideratat më të larta i dorëzova detyrën e Ministres së Arsimit dhe Shkencës zonjës Arbërie Nagavci.
Gjithsesi, përpjekjet e mia për të kontribuar në fushën e arsimit do t’i vazhdoj edhe më tutje.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion në këto kohë sfiduese me pandeminë pati dhe ka sfida të panumërta para vetes. Pavarësisht kësaj, ne kemi nisur shumë punë të mbara e gjithmonë ka vend për të bërë më shumë.
Uroj e shpresoj që do të vazhdohen punët e mira dhe vendi ynë do të numërojë edhe shumë të arritura të tjera në fushën e arsimit.
Të gjithëve na bashkon qëllimi i arritjes së cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsim. Të gjithë ne kalojmë në procesin e arsimimit që na përcakton të ardhmen dhe parametrat e zhvillimit shoqëror.