Elbert Krasniqi dje u emërua ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Por sot për vizitë i shkoi deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, për ta uruar.
“Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar”, ka shkruar Haziri.
Postimi në Facebook:
Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal!
Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar.