Vlora Dumoshi sot ka dorëzuar mandatin e saj si ministre e MKRS-së.
Ajo udhëhoqi këtë dikaster në dy qeveritë e kaluara, LDK-VV dhe LDK-AAK-Nisma.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka falenderuar edhe kryeministrin Hoti për mundësinë e dhënë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
Faleminderit Kryeministër Hoti.
Rrugëtimi i juaj në shërbim të vendit është vlerë për Republikën. Angazhimi juaj profesional është aset për vendin.
Rruga e ndershmërisë është virtyt që karakterizon çdo gjë. Faqebardhë.
Jam e lumtur që isha pjesë e qeverisë suaj, ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kultura, Rinia dhe Sporti nën drejtimin e qeverisë Hoti janë në lakoren e rritjes e zhvillimit. Ishte qeveri e të gjithëve jo e disave a po selektive.
Këta jemi ne. LDK!