Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përveç reformave në Kryesi, ka bërë disa ndryshime në dukjen e zyrës së tij.
Lideri i ri i partisë më të vjetër në vend ka vendosur që në zyre ta ketë edhe portretin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, njëherit themeluesi të LDK-së.
Ky ndryshim është parë në takimin që kreu i LDK-së pati me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, shkruan “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/23/auto_164329521_2733350943642831_8150208935602410735_n1616517213.jpg)
Mirëpo, kështu nuk ka qenë edhe në të kaluarën.
Sa ishte Isa Mustafa në krye të LDK-së, portreti i presidentit Rugova nuk ka qenë në ballinën e kësaj zyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/23/auto_sss1616517209.jpg)
E, ky veprim i Abdixhikut vije pasi, me të marrë postin e të parit të LDK-së, u hodhën kritika në drejtim të tij se kryetari i ri po e largon partinë nga presidenti historik.