Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është ankuar se në Kosovë po shkelet Kushtetuta.
Këtë deklaratë e ka bë ai pas formimit të Qeverisë Kurti, dhe marrjes së vetëm një ministrie nga Lista Serbe, duke kërkuar të marrin më shumë.
E këtë e ka komentuar Ehat Miftaraj nga IKD-ja.
Ai thotë se edhe këtë ditë e pritëm.
“Ai momenti kur Vuçiq ankohet se po shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Edhe këtë ditë e pritëm. Vuçiq në mbrojtje të rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës. ?”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.