Të hënë u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Parlamentit.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti e ka votuar Konjufcën për kryeparlamentar.
Kjo ishtë një votë befasi për të gjithë.
Për këtë votim ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Lumturije Bytyqi Hasani.
Ajo ka thënë se Haliti e ka paguar shtrenjtë pozitën e deputetit.
“Ai dhe disa aty nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!”, ka shkruar Bytyqi Hasani në Facebook.
Postimi i plotë:
Xhavit Haliti e ka paguar shtrenjtë pozitën e deputetit prandaj voton si ia do qejfi!
Ai dhe disa aty nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!