Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Instituti të Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që ky i fundit ka thënë për Liburn Aliun se po akuzohet që mbrojti interesin publik dhe atë të kryeqytetit.
“Edhe pse ne nuk e kemi marrë zyrtarisht aktakuzën, dua të them se titulli nuk është i saktë. Aktakuza është për keqpërdorim të detyrës pse nuk kanë lëshuar leje”, ka shkruar Ahmeti, pas lajmit se Aliu ka një aktakuzë aktive për korrupsion.
E për këtë reagim, përmes një postimi në “Facebook”, Miftaraj tha se Ahmeti është më mirë të merret me punët për të cilat paguhet e të mos i “fus hundët në punë të gazetarëve se si duhet të jetë titulli i një lajmi”.
“Harward boy, vepra penale kryhet edhe me mosveprim! Por, sport i rëndë është për ty fusha e drejtësisë. Sikurse, merru me pune për çka paguhesh nga taksat e qytetarëve, e mos i fut hundët në punë të gazetarëve, e as mos iu trego gazetarëve se si duhet me qenë titulli i një lajmi, se po del qesharak, dhe po ndërhyn në punë që nuk janë tuat. Se ka aktakuza të pabaza, politike, me porosi, nuk diskutohet”, ka shkruar Miftaraj.