​Nga Amerika vjen urimi për Qeverinë Kurti, kërkon zgjedhjen e presidentit të ri

Aktuale

​Nga Amerika vjen urimi për Qeverinë Kurti, kërkon zgjedhjen e presidentit të ri

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:57
Albin Kurti

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe krerët e institucioneve të reja me rastin e formimit të Qeverisë së re të drejtuar nga kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë për media, Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan thekson rëndësinë e stabilitetit politik në Kosovë, duke kujtuar se Serbia po forcon pozitën teksa krimet e saj fillojnë të zbehen në histori, andaj partnerët perëndimorë, në veçanti SHBA kanë nevojë për një homolog të besueshëm në mënyrë që ta sjellin Kosovën më afër Evropës, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

PAAC u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të zgjedhur sa më shpejt një president të ri dhe për të konsoliduar përfaqësimin politik të Kosovës në botë në mënyrë që shteti i Kosovës të konsolidohet plotësisht dhe të hapen dyert e prosperitetit.

Për më tepër, PAAC shpreh gatishmërinë të punojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të forcuar lidhjen ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Jemi të inkurajuar nga formimi i qeverisë së re dhe shpresojmë të punojmë me të për ta çuar Kosovën drejt një të ardhme të ndritshme evropiane”, deklaroi kryetari i PAAC, Bruno Ceka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat