Nga LDK dalin sinjale të qarta, zyrtari i kësaj partie zbulon nëse do të votojë “PËR” Vjosa Osmanin presidente

Aktuale

Nga LDK dalin sinjale të qarta, zyrtari i kësaj partie zbulon nëse do të votojë “PËR” Vjosa Osmanin presidente

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:49
LDK

Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i kryesisë së re të LDK-së, Xhafer Tahiri ka folur rreth vendimit të LDK-së për çështjen e presidentit.

Ai ka lëshuar sinjale të qarta për votën “PRO” për Vjosa Osmanin ditën e zgjedhjes së Presidentes.

“Ne do të mblidhemi dhe do ta diskutojmë së bashku. Kuptohet, për vendim do t’i pyesim edhe anëtarët e tjerë, por sa i përket çështjes personale, tashmë publiku e di përzgjedhjen time.

Unë jam pro një opozite konstruktive, pro formimit të institucioneve të reja dhe jo bllokim”, tha Tahiri në “Debat Plus me Ermal Pandurin”, duke konfirmuar kështu në një mënyrë apo tjetrën votën për Osmanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat