Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarët Shqipe Mjekiqi dhe Besian Mustafa kanë pritur ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Abdixhiku ka shkruar në Twitter se temë diskutimi ishte qasja e LDK-së në opozitë.
“Së bashku me Shqipen dhe Besianin unë mirëprita sot Ambasadorin Jörn Rohde.
Ne diskutuam idetë e LDK-së dhe qasjen tonë në opozitë. Falënderova Ambasadorin për mbështetjen e jashtëzakonshme që Gjermania i ofron vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.