Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur për në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.
‘Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon’, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik.
Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur.
Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë.
Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë’, u shpreh Bushati në syri.