Milazim Krasniqi: LDK në krizë përfundimtare, ja çka ndodh nëse e voton Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Milazim Krasniqi: LDK në krizë përfundimtare, ja çka ndodh nëse e voton Vjosa Osmanin për presidente

Nga: P.R Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:24
Milazim Krasniqi

Profesori universitar dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, Milaizim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në një krizë përfundimtare.

“Nëse e voton Vjosa Osmanin, duke shpresuar se ndalet rebelimi brenda partisë dhe ikja prej saj, është e sigurt se nga pozita e presidentes dhe me mundësitë e qeverisë Kurti, Vjosa Osmani do të tërheqë edhe shumë figura e shumë votues nga LDK-ja te lista e saj. Në atë mënyrë LDK do të shteret edhe më shumë”, ka shkruar Krasniqi në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, LDK-ja është në situatë pa shtegdalje.

“Ndërsa, nëse LDK-së merr vendim mos ta votojë, ndërsa deputetë të saj e votojnë, i bie që Vjosa Osmani e kontrollon LDK-në e tashme më shumë se sa lideri i ri i saj dhe kryesia e saj e lodhtë. Pra, në të dyja variantet, LDK-ja është në situatë pa shtegdalje. Në këtë pozitë të mjerë e kanë sjellë LDK-në ata që e kanë trajtuar veç si lopën që duhet të milet, pa e ushqyer. Kjo gjendje e saj, e partisë-patericë, është për keqardhje po edhe e dëmshme për demokracinë”, shkruan në postimin e tij profesor, Milaizm Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat