Enver Hasani: Konjufca nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e Qeverisë

Aktuale

Enver Hasani: Konjufca nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e Qeverisë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:34
Enver Hasani

Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese,  ka thënë se u.d së presidentit, Galuk Konjufca nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e Qeverisë.

Hasani tha se nëse në dy herët e para nuk zgjedhet presidenti për mungesë të votave, atëherë në herën e tretë i duhen vetëm 61 vota.

“Konjufca mund të jetë u.d i presidentit vetëm deri më 5 maj.

Nëse nuk ka president të ri deri në maj shkatërrohet institucioni i presidentes gjithcka duhet të fillojë nga pika zero.

Ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta mandatojë kryeministrinë për formimin e Qeverisë.

Në votimin e tretë mjaftojnë 61 vota pro për ta zgjedhur presidentin.

Mos zgjedhja e presidentit deri në fund tëe majit do të ishte absurd kushtetues, politik, moral e kulturor”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat