Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur edhe për qeverinë e re të Kosovës, të formuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
‘Albini dhe Vjosa janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik’, tha Bushati gjatë intervistës së tij.
Kam parë shumë zhvillime pozitive në Prishtinë. Kam pasur dhe kultivoj raporte shumë të mira me të gjithë ata atje edhe para se të isha ministër i Jashtëm.
Më ka mbushur me optimizëm si Albini dhe Vjosa. Më pëlqen dhe ekipi që ata kanë kompletuar. Pritshmëritë janë të mëdha, përgjegjësitë edhe më të mëdha.
Uroj me gjithë zemër që ata të ja dalin dhe të vendosin një shembull të qeverisjes demokratike në rajon sepse ne shqiptarët shihemi si delja e zezë, që nuk dimë të bëjmë një qeverisje demokratike.
Albini dhe Vjosa janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik dhe kjo është arsyeja që unë u uroj sukses.
Kjo është edhe arsyeja që ata fatkeqësisht shihen me shumë zili në Tiranë. Tek ideja e ndarjes së Kosovës, nisi dhe ftohja Tiranë-Prishtinë’, tha ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në syri.