Ministrja britanike uron Kurtin dhe Gërvallën, pret bashkëpunim për Covidin dhe temat tjera

Aktuale

Ministrja britanike uron Kurtin dhe Gërvallën, pret bashkëpunim për Covidin dhe temat tjera

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:00
Wendy Morton, Albin Kurti

Ministrja e Britanisë së Madhe për Fqinjësi me Evropën dhe Amerikën, Wendy Morton e ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësen e tij, Donika Gërvalla për formimin e qeverisë së re.

Morton përmes një postimi në Twitter tha se pret që të bashkëpunojë me ta rreth çështjes së pandemisë, sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.

Tweeti i plotë:

Urime Kryeministri i ri i Kosovës @albinkurti , zëvendësja e tij dhe Ministrja e Jashtme Donika Gervalla-Schwarz dhe ministra të tjerë.

Unë pres që të punoj me ta në prioritetet Britani-Kosovë, si COVID19, sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe dialogu me Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat