Konfirmohet nga Lutfi Haziri takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut

Aktuale

Konfirmohet nga Lutfi Haziri takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:03
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut i cili është përfolur se do të mbahet nesër nga ora 14:00 është konfirmuar ekskluzivisht nga nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai ka treguar se do të bisedojnë me kandidaten për presidente në mënyrë që të sigurohen se ajo do ta ushtrojë detyrën ashtu siç ja kërkon Kushtetuta.

“LDK-ja nuk ka në plan të bëjë kandidatura sepse ne nuk kemi biseduar deri sonte së paku për këtë.

Ne do të bisedojmë me kandidaten për president për të pa dhe për t’u siguruar që në frymën kushtetuese ka me ushtru detyrën siç unë pres, në rrymën kushtetuese duke i trajtu të gjithë të barabartë, duke mos leju lidhje në nyje politike, përkundër që ka qenë në koalicion.

Ne nuk mund ta ndalim koalicionin me askënd, le të bashkëpunojë më këdo që mundet të bashkëpunojë, sepse ka çështje të mëdha, ka procese të mëdha”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat